Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS: Nga ta dimë që janë policë e jo rrëmbyes?

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS: Nga ta dimë që janë policë e jo rrëmbyes?

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i është përgjigjur me një shkrim në rrjetet sociale analistit Mentor Kikia, pasi ky i fundit u shpreh se dy civilë të paidentifikuar po rrëmbenin një qytetar në tubimin e sotshëm para Kuvendit. Por, ministri shpjegon në reagimin e tij, se personat që shoqërojnë qytetarin e shfaqur në videon e publikuar janë punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë agjentë të Policisë Kriminale në një nga komisariatet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Lamallari shton se madje janë identifikuar persona të cilët, gjatë protestës, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin në krye të detyrës. Z.Kikisë iu lexua kundërpërgjigjja e Lamallarit LIVE nga moderatorja Pranvera Borakaj, këtë të enjte...