Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë bashkëpunimin mbrojtje, siguri kibernetike dhe menaxhimin e emergjencave civile

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë bashkëpunimin mbrojtje, siguri kibernetike dhe menaxhimin e emergjencave civile

Athinë, Greqi, 29 Qershor 2026 – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u mikprit përzemërsisht nga homologu i tij, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z. Nikos Dendias. Në fokus të kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Greqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan dinamikën konstruktive dhe shumë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit praktik në kuadër të NATO-s dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal. Ministri Nufi theksoi se Greqia mbetet një mike dhe aleate e çmuar, ndërsa vlerësoi mbështetjen e palëkundur greke në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Mbrojtja kibernetike dhe siguria kibernetike ishin pjesë e bashkëbisedimit mes dy ministrave,...