Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përshëndetur të dielën shpalljen e fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre, duke e cilësuar projektin si një investim me rëndësi të veçantë për veriun e Shqipërisë. Përmes një reagimi publik, Nufi u shpreh se ky zhvillim nuk ka rëndësi vetëm për qarqet e Lezhës dhe Shkodrës, por për të gjithë veriun e vendit, ndërsa e konsideroi atë si një premtim të mbajtur nga Kryeministri Edi Rama. “Lajmi për shpalljen e fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren mbart rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Qarkun e Lezhës, Qarkun e Shkodrës, por për mbarë Veriun e Shqipërisë. Një premtim i mbajtur nga Kryeministri Edi Rama dhe një investim strategjik që dëshmon vëmendjen e veçantë ndaj zhvillimit të zonave me...
Burimi:
javanews.al