Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi në seancën e sotme një seri pyetje përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj, duke ngritur shqetësimin për mungesën e akteve nënligjore për ligjin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, megjithëse kanë kaluar katër muaj nga miratimi i tij në Kuvend. Gjatë seancës së pyetje–përgjigjeve, Tabaku ngriti një seri pyetjesh të drejtpërdrejta mbi mungesën e akteve nënligjore, megjithëse kanë kaluar katër muaj nga miratimi i ligjit. Por sipas saj, ministri nuk dha përgjigje konkrete, duke u fokusuar në argumente teknike që ajo i cilësoi si “alibi” për të shmangur thelbin e problemit. Në qendër të akuzave ishte fakti se ligji, i prezantuar si një reformë për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat në buxhet, sot...
Burimi:
javanews.al