Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në situatën e sotme gjeopolitike NATO është më e rëndësishme se kurrë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, ku u diskutua mbi situatën aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në hapësirën euroatlantike. Në një postim në platformën X, ministri theksoi se në kushtet e sotme të një mjedisi gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, NATO mbetet më e rëndësishme se kurrë për garantimin e paqes dhe sigurisë kolektive. Gjatë takimit u ritheksua nevoja për forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Po ashtu, u diskutua edhe roli i Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë së Aleancës, ku u vlerësua rëndësia e misionit të KFOR për stabilitetin rajonal. Shqipëria, siç u theksua në deklaratë,...
Burimi:
vizionplus.tv