Ministri Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

Ministri Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Dr. Anna Sporrer, në një vizitë zyrtare që u shoqërua me takim të delegacioneve dhe pjesemarrje ne aktivitete te perbashketa. Në fokus të bisedimeve ishte perparimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë. Gjatë takimit, ministri Gogu theksoi se vizita e ministres Sporrer vjen në një moment historik për Shqipërinë. “Jemi në kilometrin e fundit të aderimit në Bashkimin Europian – një destinacion i mohuar për një kohë shumë të gjatë,” u shpreh ai. Ministri nënvizoi se Shqipëria ka avancuar drejt mbylljes së piketave të ndërmjetme, duke hyrë në një fazë vendimtare të negociatave, ku pritet së shpejti mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare dhe nisja e...