Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë e Sllovakisë tryezë diskutimi në Tiranë: Integrimi i rajonit, përparësi strategjike e BE

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë e Sllovakisë tryezë diskutimi në Tiranë: Integrimi i rajonit, përparësi strategjike e BE

Ndërsa Shqipëria është në pritje të miratimit të IBAR nga 27 vendet anëtare të BE-së për mbylljen e disa kapitujve të anëtarësimit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mblodhi në Tiranë homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është përparësi strategjike e bashkëpunimit tonë, theksuan ministrat pas tryezës së diskutimit, që vlerësuan se përparimi i arritur nga Shqipëria ofron një bazë të fortë për fazën e ardhshme. “Në kontekstin aktual gjeopolitik, nevoja e ngutshme për zgjerim në BE është domosdoshmëri, sepse e shohim si një element kyç për sigurinë dhe për forcimin e stabilitetit. Dhe unë them se që prej korrikut të 2022 kur u hapën negociatat, Shqipëria ka shfaqur përparim domethënës dhe ka përmbushur me sukses...