Miku i Ramës dhe njeriu i Soros portretizon Shqipërinë si narkoshtet, paralajmëron…

Miku i Ramës dhe njeriu i Soros portretizon Shqipërinë si narkoshtet, paralajmëron…

Artikulli i fundit i Fred Abrahams, “Shqipëria, kur fluturojnë flamingot”, ka një domethënie jo vetëm për kritikat e ashpra ndaj projekteve turistike në Nartë dhe Sazan, por edhe për faktin se autori nuk ka qenë kurrë pjesë e kampit tradicional kundër Edi Ramës. Abrahams njihet prej vitesh si një figurë e afërt me qarqet ndërkombëtare të shoqërisë civile të lidhura me George Soros dhe si një nga zërat që shpesh ka mbajtur qëndrime pozitive ndaj zhvillimeve në Shqipërinë e pas viteve '90. Në vitin 2015, vetë Edi Rama promovoi në ambientet e Kryeministrisë librin e tij “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci”, një nder që rrallë u bëhet autorëve që nuk gëzojnë respekt dhe afërsi me qeverinë. Pikërisht për këtë arsye, artikulli i tij i...