“Mikrofonin fute në xhep”/ Tensionet të “Territorialja”, Boçi përplaset me Maznikut dhe braktis mbledhjen (VIDEO)

“Mikrofonin fute në xhep”/ Tensionet të “Territorialja”, Boçi përplaset me Maznikut dhe braktis mbledhjen (VIDEO)

luciano boci-arbjan mazniku TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh këtë të enjte, ku u zhvillua një dëgjesë me kryebashkiakët e qarkut të Beratit, të cilët shprehën qëndrimet e tyre lidhur me reformën. Gjatë mbledhjes nuk munguan kritikat dhe përplasjet mes palëve. Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, renditi kritikat e tij, duke theksuar se reforma e vitit 2014 ka dështuar. Sipas tij, shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullim të qyteteve. “Te kjo reformë duhet të shikoni njerëzit e varfër, jo vetëm shifrat. Doni të na ktheni në ish-kooperativa. Vërtet ato kishin eficencë, por kishin maternitet dhe qendra shërbimi. Automatikisht do të shpopulloni qytetet. Nëse bashkia sot ka 1068 biznese dhe 400 biznese të tjera, pas shkrirjes së saj nuk...