Mijëra shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Dezinformim! Protesta e nxitur nga Irani

Mijëra shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Dezinformim! Protesta e nxitur nga Irani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat masive në vend, duke i lidhur ato me një fushatë të gjerë dezinformimi dhe ndërhyrje kibernetike. Deklaratat e tij erdhën gjatë një debati me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, në një intervistë ku u diskutuan zhvillimet dhe perceptimi publik për situatën në Shqipëri. Sipas Ramës, një pjesë e narrativës që qarkullon në rrjet është e ndikuar nga manipulime online, përfshirë video të rreme dhe materiale të marra nga protesta në vende të tjera, të paraqitura si ngjarje në Shqipëri. Ai shtoi se në këtë proces janë përfshirë edhe rrjete që, sipas tij, lidhen me sulme kibernetike të vazhdueshme ndaj vendit. Ai paralajmëroi se kjo, sipas tij, po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e demokracive moderne...