‘Mijëra € të shpenzuara’, Berisha publikon pamjet: ’Sulltani i kuq’ shton ngjyra haremi në korridoret e Kryeministrisë

‘Mijëra € të shpenzuara’, Berisha publikon pamjet: ’Sulltani i kuq’ shton ngjyra haremi në korridoret e Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godinën e Kryeministrisë, ku po bëhen punime në zyrën e kryeministrit Rama dhe hollin e godinës. Ai ka deklaruar se qindra mijëra euro po shpenzohen, për ta kthyer sipas tij Kryeministrinë, në një “harem”. “Së dyti, dua t’u informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret, ju lutem shihni pak këtu ç’po ndodh brenda ndërtesës së kryeministrisë… sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri. Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e kryeministrisë. Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë. Këto ngjyra janë ose të haremeve...