Meta sfidon GJKKO: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor!

Meta sfidon GJKKO: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor!

Ish-presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë thirrjen që të gjykohej jashtë kafazit prej xhami në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme. Ai solli në vëmendje rekomandimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit mbajtja e të paraburgosurve në kafaz gjatë seancave është i pabazuar në ligj dhe në kundërshtim me parimet e një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor. Sipas Metës, ky vlerësim rrëzon të gjitha justifikimet e përdorura deri më sot nga Gjykata. Postimi i plotë i Ilir Metës Përshëndes rekomandimin e qartë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili, pas monitorimit të pavarur dhe analizës së standardeve kushtetuese dhe të jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, konfirmoi se mbajtja automatike e të paraburgosurve në kafazet prej...