Meta: Qeveria financon hormone falas për transgjinorët, të sëmurët me kancer lihen pa ilaçe
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim të ashpër nga qelia, pas udhëzimit të lëshuar dje nga Ministria e Shëndetësisë, i cili bënte me dije se në QSUT do të financohet nga buxheti i shtetit terapia hormonale për transgjinorët. Ilir Meta thekson se ndërsa mijëra qytetarë luftojnë çdo ditë me kancerin dhe përballen me mungesën e ilaçeve jetike, qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët, duke treguar sipas tij, se kabineti i Edi Ramës nuk ka pasur asnjëherë në fokus njerëzit. ” Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjeksor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë...
Burimi:
javanews.al