Meta nga qelia kundër reformës territoriale: Rama po shpopullon vendin

Meta nga qelia kundër reformës territoriale: Rama po shpopullon vendin

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me protestën e banorëve të Poliçanit kundër propozimit për Reformën Territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë Berat. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Meta ka ngritur shqetësimin për distancat që, sipas tij, do të duhet të përshkojnë banorët e zonave rurale për të marrë shërbime administrative, duke përmendur veçanërisht banorët e Tërpanit, Cukalatit dhe Kutallisë. “Si mund të shkojë një qytetar nga Tërpani, Cukalati apo Kutallia të bëjë 2 orë rrugë për të marrë një shërbim në Berat?”, shkruan Meta, duke kundërshtuar idenë e përqendrimit të shërbimeve në njësi më të mëdha vendore. Reagimi i Metës: Poliçani ka një popull të mrekullueshëm, ku dhuna dhe arbitrariteti marrin gjithmonë përgjigjen...