Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po persekutohem! Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë, më kufizohet ajrosja

Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po persekutohem! Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë, më kufizohet ajrosja

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër publike Komitetit të Helsinkit, ku ngre akuza për shkelje të të drejtave të tij gjatë qëndrimit në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”. Në këtë letër, Meta pretendon se përballet me pengesa të qëllimshme në dërgimin e korrespondencës, kufizime në ajrosje dhe mungesë transparence lidhur me vendimet disiplinore. Ai thekson gjithashtu se i janë vendosur kufizime në komunikimin me përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe me familjarët. Sipas tij, po i mohohen disa të drejta themelore, përfshirë njohjen zyrtare të vendimeve që e prekin dhe e drejta për t’i ankimuar ato. Meta ngre gjithashtu shqetësimin për keqinformim të institucioneve monitoruese në lidhje me kushtet e tij të paraburgimit. Ai e cilëson situatën si...