Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Përmes përfaqësuesit të tij ligjor Kujtim Cakrani, Meta kërkon që të qëndrojë pranë mbrojtësit në sallën e gjyqit, duke argumentuar se izolimi në “kafazin e xhamit” cenon të drejtat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për një proces të rregullt ligjor. Në kërkesën e siguruar nga gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami theksohet se kjo praktikë bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht me nenin 3 dhe nenin 6, si dhe me nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës së Shqipërisë, që lidhen me prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje efektive....