Mesazhi i Spiropalit në Ditën e Evropës: Anëtarësimi në BE s’është një mal me letra, por pjesë e një bote ku pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt
Elisa Spiropali ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Europës, duke e cilësuar integrimin europian si rrugën më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas Spiropalit, Europa për shqiptarët nuk ka qenë kurrë vetëm një destinacion politik, por një mundësi për të dalë nga izolimi historik dhe për t’iu bashkuar një bote ku sundon ligji, liria dhe dinjiteti njerëzor. “Sot është Dita e Europës. Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë. Jo sepse për të tilla ngatërresa ose paradokse e kemi fajin vetë, por sepse i tillë ishte fati ynë historik. Si e tillë, për Shqipërinë dhe shqiptarët Europa nuk ka qënë kurrë thjesht dhe vetëm një destinacion politik, por shumë më tepër, kryesisht një mënyrë për të dalë...
Burimi:
top-channel.tv