Mesazhi i ministrit Hoxha nga Roma: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Romë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ku u diskutua e ardhmja evropiane e rajonit dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hoxha e cilësoi zgjerimin si një nga investimet më të rëndësishme strategjike të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ruajtja e ritmit të procesit të anëtarësimit është në interes jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vetë BE-së. “Nuk mund ta theksojmë sa duhet: në një moment kur Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike, zgjerimi mbetet një nga investimet strategjike më të suksesshme të...
Burimi:
javanews.al