Mesazh i fortë nga SHBA për luftën ndaj krimit në Shqipëri, trajnohen zyrtarët për gjurmimin e parave të pista
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm lidhur me një nismë rajonale për goditjen e krimit të organizuar, financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave. Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet ligjzbatuese të SHBA-së janë duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë homologe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në fokus të këtij programi të posaçëm është përdorimi i mjeteve të avancuara të hetimit financiar për të zbuluar aktivitetet e paligjshme dhe për të sekuestruar pasuritë e grupeve kriminale. Programi udhëhiqet nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së dhe financohet nga Byroja Kundër Terrorizmit e Departamentit të Shtetit. Në këtë kuadër, zyrtarë të lartë nga Hetimi Kriminal i IRS-së...
Burimi:
sot.com.al