Mesazh i fortë nga KE! Von der Leyen: Shqiperia po përparon në rrugën e integrimit në BE
Nga Irlanda, presidentja e KE Ursula Von Der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit. “Shqipëria dhe Mali i Zi po vijojnë të përparojnë në procesin e zgjerimit. E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, siç e keni përshkruar, të bazuar në meritë. Kjo mbështetje përfshin qëllimin për të përfunduar deri në fund të vitit negociatat e pranimit me Malin e Zi”. Von Der Leyen risolli në vëmendje vitin 2004, kur gjatë presidencës irlandeze të kohës u anëtarësuan njëkohësisht në BE dhjetë shtete, kryesisht ish-komuniste. “Ne kemi çdo arsye për t’i besuar Irlandës në këtë, sepse, në fund të fundit, zgjerimi historik i vitit 2004 u realizua nën presidencën irlandeze të asaj kohe. Edhe vetë historia...
Burimi:
ntv.al