Mes tensioneve, Balla nuk tërhiqet: Sorrat dhe korbat le të bërtasin, shqiponja dhe flamingot punojnë

Mes tensioneve, Balla nuk tërhiqet: Sorrat dhe korbat le të bërtasin, shqiponja dhe flamingot punojnë

Mes debateve, thirrjeve nga opozita dhe një atmosfere të tensionuar, Kuvendi shqyrtoi  marrëveshjen e huasë ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në qendër të përplasjes ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili e mbrojti marrëveshjen, por njëkohësisht lëshoi edhe sulme të drejtpërdrejta ndaj opozitës. Gjatë prezantimit të projektligjit, Balla deklaroi se financimi amerikan, me vlerë 320 milionë dollarë, përfaqëson një nga marrëveshjet më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë. Sipas tij, fondet do të përdoren ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, blerjen e pajisjeve dhe shërbimeve sipas standardeve të NATO-s, ndërsa çdo përdorim i tyre do të miratohet nga autoritetet amerikane për të garantuar transparencën. “Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Është dëshmi konkrete e besimit...