Mes protestave për Zvërnecin, Ambasadorja amerikane: Mirëpritini investimet, por mbroni sektorët strategjikë
Në një kohë kur investimi 4 miliardë dollarësh në Zvërnec ka ndezur debat publik dhe protesta masive që vazhdojnë prej 16 ditësh, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, përcolli të hënën një mesazh të qartë për klimën e investimeve në Shqipëri. Gjatë prezantimit të mekanizmit të shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, VanHorn solli në vëmendje politikën e investimeve të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se investimet që forcojnë rritjen ekonomike duhet të mirëpriten, por pa cenuar sigurinë kombëtare. “Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e...
Burimi:
sot.com.al