Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar
Në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi në RTSH, tema mbi raportet e Partisë Demokratike me faktorin ndërkombëtar ka nxitur diskutime të forta. Analisti Ergys Mërtiri ka mbajtur një qëndrim kritik, duke hedhur poshtë retorikën që fajëson diplomatët e huaj për gjendjen e vendit dhe duke e vendosur përgjegjësinë drejtpërdrejt mbi klasën politike shqiptare. Mërtiri argumentoi se, ndonëse ndërkombëtarët mund të kishin qenë më efektivë në përpjekjet e tyre, shkaktarët realë të krizave 35-vjeçare në vend janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas tij, “vrasja e demokracisë” është një produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar. “Krimet në vendin tonë nuk i kanë bërë ndërkombëtarët. I kemi bërë ne. I kanë bërë ata që kanë vrarë demokracinë, që janë PS dhe PD. Kemi një vend ku rrëmbehet...
Burimi:
javanews.al