Mero Baze: Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete
Nga Mero Baze Kuvendi i Shqipërisë do të miratonte sot një marrëveshje konfidenciale për një kredi që Shqipërisë i duhet për blerjen e armatimit për ushtrinë nga SHBA. Marrëveshja që do të miratohet ka një protokoll strikt të ruajtjes së sekretit dhe bazohet mbi një deklaratë të nënshkruar nga deputetët që e lexojnë, se nuk do ta shpërndajnë apo transmetojnë te të tjerët. Agron Shehaj hyri në sallë, mori kopjen e marrëveshjes dhe vrapoi në korridor drejt zyrës së tij. Sekretarja e ndoqi në mënyrë të pazakontë me vrap; ai e shtyu dhe ajo u rrëzua nga shkallët. Ngjante si një skenë e një të çmenduri që po arratisej nga spitali dhe nuk lejonte askënd ta ndalte. Përse i duhej Agron Shehajt ta merrte marrëveshjen sekrete...
Burimi:
ntv.al