Mediat izraelite plasin skandalin, prapaskena e bujshme, si e kërcënoi Netanyahu Edi Ramën për emërimin e Konsulles…
Anulimi i emërimit të Nicol Raidman si Konsulle Nderi e Shqipërisë në Izrael përbën një nga prapaskenat më të bujshme diplomatike, e cila u zbardh plotësisht përmes investigimit të emisionit “Uvda” në Mako. Në nivel zyrtar, qeveria shqiptare u mjaftua duke deklaruar përmes një letre drejtuar Ministrisë së Jashtme të Izraelit se po rishikonte vendimin, megjithatë prapaskenat e zbuluara nga përgjimet e ish-këshilltarit Sani Sanilevich dëshmojnë arsyet e vërteta gjeopolitike. Sapo Shqipëria shpalli emërimin në maj 2023, zyrtarë amerikanë kontaktuan menjëherë Kryeministrin e Shqipërisë, duke i kërkuar prerazi anulimin e menjëhershëm të emërimit të saj. Arsyeja kryesore e alarmit të amerikanëve ishte marrëdhënia e Raidman me ish-bashkëshortin e saj, oligarkun miliarder rus Michael Cherney, i njohur ndryshe si Mikhail Chernoy. Për shkak të implikimeve ndërkombëtare...
Burimi:
sot.com.al