Media spanjolle publikon foton simbol: Intensifikohen protestat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Nga Antonio Martin, CADENA SER Rrethinat e Parlamentit të Shqipërisë u bënë këtë të enjte skenë e përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët e kanë zhvendosur aty protestën kundër ndërtimit të një mega-kompleksi turistik të promovuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në një ligatinë të mbrojtur. Këto protesta nisën në muajin maj, por janë intensifikuar deri në atë pikë sa sot kanë mbërritur para Parlamentit, ku ndërkohë po zhvillohej një debat i ashpër mbi këtë projekt, i cili mbështetet nga qeveria. Protestuesit jo vetëm që kërkojnë ndalimin e projektit, i cili prek një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë shumë flamingo, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vazhdon ta mbështesë projektin, me të cilin forcon marrëdhëniet me Trumpin,...
Burimi:
syri.net