Media holandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të garantojë shtetin e së drejtës

Media holandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të garantojë shtetin e së drejtës

Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej muajsh në paraburgim. Studiuesja Emma Melankovsky vlerëson se Komisioni Parlamentar për Çështjet Europiane duhet ta ngrejë këtë çështje gjatë kësaj jave, siç shkruan ajo në një opinion të dërguar për botim. Shqipëria konsiderohet si një nga shtetet kandidate më të rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Europian. Brukseli vlerëson reformat që po ndërmerr vendi, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë. Edhe Holanda është e përfshirë në reformat e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe bën pjesë ndër partnerët ndërkombëtarë që mbështesin punën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Nga data 6 deri...