Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar!
Me një tavolinë pune të mbushur me shkresa, dosje dhe dokumente, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri daljen e fundjavës në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, nga ku akuzoi qeverinë për situatën e zjarreve dhe iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve. Ai ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion, arbitraritet dhe indiferencë ndaj situatës së krijuar nga zjarret në vend. Berisha e cilësoi javën e fundit si një periudhë të dominuar nga protestat qytetare dhe zjarret që prekën disa zona të vendit, duke kritikuar qeverinë për mënyrën e menaxhimit të situatës, ndërsa e cilësoi serioze mungesën e investimeve për zjarrfikësit dhe mjerim gjendjen e tyre. “Java ishte një javë tejet e nxehtë, e dominuar nga protesta në mbarë vendin, në Tiranë dhe...
Burimi:
javanews.al