“Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!
Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar në rrjetet sociale ndaj komenteve negative e fyese kundrejt tij pas deklaratës ku i thoshte kryeministrit Rama të mos dorëhiqej. Duke i kthyer përgjigje një “miku” me emrin Ermir Armin, Spaho shkruan se “Rama nuk e lëshon pushtetin se duan flamingot” pasi “pushteti merret me votë.” Më tej, u drejtohet militantëve të PD duke i quajtur të paaftë për ta arritur këtë synim. “Të paaftë për të marrë pushtetin me votë, militantët e PD, më lëshohen mua, sikur unë po ju heq mundësinë të rikthehen në pushtet. O zot përse kjo parti është bërë kaq komike?”, thotë Spaho. Ish-deputeti pyet komentuesin cilat vjedhje i ka bërë, madje shpreh gatishmërinë “t’ia kthejë të gjitha.” Ai shprehet se s’ka synim të ruajë...
Burimi:
javanews.al