‘Më liruan nga burgu se jam shtatzënë’ – (IRIQI bisedon me Ilir Beqajn)

‘Më liruan nga burgu se jam shtatzënë’ – (IRIQI bisedon me Ilir Beqajn)

Iriqi:-Si ndjehesh tani që fle në shtëpi?Beqaj:-Ende nuk e besoj që jam liruar. Se ai po pa ndonjë ëndërr të keqe më fut prapë, ore.Iriqi:-Cili ai?Beqaj:-Flasim ndonjë ditë tjetër për të se më duket më kanë vënë përgjues në shtëpi.Iriqi:-Dhe?Beqaj:-Dhe që ta dish ti Rama është korrekt, është i sinqertë, i dënon vjedhjet, do shumë Shqipërinë…Iriqi:-Po pse bërtet, mo? Ngjitur me ty jam, nuk jam larg.Beqaj:-Se Rama është burimi i ujit të pastër, por e ndotim ne poshtë, se Rama do të na e fusë në BE.Iriqi:-Do të na e fusë?Beqja:-M’u thaftë goja, amen.Iriqi:-Premtove shëndetësi falas dhe …Beqaj:-E realizova premtimin 100%. Shko psh në Maliq, Rogozhinë, Peqin, Fushë-Arrëz e asnjë mjek s’ka. Populli shkon të vizitohet dhe kthehet bosh. Pra asnjë lekë nuk harxhon. Falas...