“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë
Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar për “Top Story” pas reagimeve që ngjalli takimi i tij me Erion Veliajn në sallën e gjyqit. “Sulmet pas takimit me Erion Veliajn? Disa më flasin keq dhe nga ana familjare. Çfarë të them unë? Më kanë mërzitur shumë. Kolegët nuk më kanë sulmuar. Mirë më thonë. Nuk di të them se është i pafajshëm, por e njoh si njeri që të vogël. Nuk mund të them me bindje për pafajësi. Disa më thonë se kam përfituar. Më thonë se më ka dhënë shtëpi. Unë në jetën time nuk kam blerë shtëpi, sepse kam trashëguar shtëpinë e babit. E kam atë tokë që nga koha e mbretit Ahmet Zog”, tha ai.
Burimi:
javanews.al