“Më hoqën pa demokraci”, Braçe ngre tone ndaj Ballukut: Fermerët kanë nevojë për mbështetje, jo për..
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër lidhur me largimin e tij nga qarku i Fierit, ku ai u zëvendësua nga Belinda Balluku si drejtuese politike e socialistëve në këtë qark. I ftuar në një emision televiziv, Braçe deklaroi se mënyra se si u largua nga Fieri nuk kishte lidhje me demokracinë brenda Partisë Socialiste. “Mënyra si u bë largimi im nga qarku Fier nuk kishte lidhje me demokracinë në PS. Pyesni vendimmarrësit pse ndodhi”, u shpreh ai. Braçe tha se nuk kishte dashur të largohej nga zona ku kishte ushtruar aktivitetin politik prej vitesh, duke përmendur veçanërisht Divjakën dhe Lushnjën. “Unë nuk doja të ikja nga qarku Fier, nga Divjaka jo e jo, as nga Lushnja që kam mbuluar”, deklaroi...
Burimi:
sot.com.al