“Me familjarët e tij transporton para jashtë”, Berisha: Europarlamentari akuza Ramës

“Me familjarët e tij transporton para jashtë”, Berisha: Europarlamentari akuza Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot, 21 korrik, në një konferencë për mediat kryeministrin Edi Rama, duke u bazuar në deklaratat e europarlamentarit Tomas Zdeçovski. Berisha tha se deputeti i BE-së akuzoi publikisht Ramën për përdorimin e familjarëve të tij për të transportuar para të dyshimta jashtë shtetit. Sipas kreut të PD-së, europarlamentari konfirmoi se po ndiqen paratë e grabitura nga shqiptarët dhe ato të trafikantëve. “Sot jam këtu për deklaratën e deputetit të Parlamentit Evropian, Tomas Zdeçovski, i cili denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit. Zdeçovski thekson se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim pra këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës me paratë e...