“Më duhen 200 mijë”, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn për dosjen e CEZ-DIA: Eurot ekzistojnë vetëm në…

“Më duhen 200 mijë”, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn për dosjen e CEZ-DIA: Eurot ekzistojnë vetëm në…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin e mbajtur herën e fundit ndaj tij në GJKKO, prokurorët ‘kanë imagjinuar mesazhe me 200 mijë euro”. Meta i referohet mesazheve të lexuara nga prokurori i çështjes në seancën e fundit, ku u lexua nga dosja mesazhi që Meta i kishte shkruar Kastriot Ismailit se i duheshin 200 mijë”. Por Meta thotë se nuk ka pasur asnjë fjali ku të cilësoheshin nëse ishin para, postera apo diçka tjetër.“’Eurot’ ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç kemi provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake. Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë,...