Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët
Ditën e mërkurë në 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se në rend dite në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të jetë zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryedemokratin Sali Berisha në drejtimin e partisë. Konkretisht pritet të zgjidhen sekretari i Përgjithshëm i partisë, nënkryetarët e PD-së, Sekretariati i PD-së dhe Komisioni i Apelimit të PD-së. Në 1 korrik, Këshilli Kombëtar i PD-së zgjodhi kryetarin e këtij organi dhe 20 prej anëtarëve të Kryesisë. Njoftimi i PD: Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë. Së...
Burimi:
opinion.al