Mbyllet seanca plenare! Kuvendi miraton projekt-rezolutat, Marjana Koçeku largohet nga Komisionet Parlamentare
Është mbyllur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë miratuar të gjitha projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura, që ishin në diskutim. Po ashtu, me votim në Kuvend, deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga PS dhe doli si e pavarur, është larguar nga Komisionet Parlamentare në të cilat bënte pjesë. Ndërsa deputeti Gjin Gjoni është caktuar anëtar në sekretariatin për Procedurat e Votimit dhe Etikën. Votimi në Kuvend: Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë” është votuar në...
Burimi:
javanews.al