Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve. Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale. Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor. Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen: Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor; Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike; Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate. Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht: Ligji për Zonat e Mbrojtura; Ligji për Trashëgiminë Kulturore; E ashtuquajtura “Paketa e...