Mbyllet protesta e PD, Noka tërheq tubuesit demokratë drejt selisë blu, Berisha futet në zyrë

Mbyllet protesta e PD, Noka tërheq tubuesit demokratë drejt selisë blu, Berisha futet në zyrë

Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash. Kreu i PD-së, Sali Berisha, është futur brenda në selinë e PD-së i shoqëruar nga mbështetësit. Tubimi nisi para Kryeministrisë në orën 20:00 dhe u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh nga demokratët, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Protesta më pas u zhvendos drejt Ministrisë së Brendshme, ku u shoqërua sërish me tensione. Gjatë tubimit janë përplasur me efektivët e policisë edhe disa deputetë të PD-së, si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se protesta ishte paqësore, por u pengua nga efektivët që i bllokuan rrugën. Top Channel