Mbyllet me 964 vota për Berishën referendumi i PD në Kukës
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e referendumit në Kukës për zgjedhjen e kryetarit. Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa probleme. Sipas rezultateve zyrtare, në votim morën pjesë 1.014 anëtarë. Në kuti u gjetën po 1.014 fletë votimi, nga të cilat 1.005 rezultuan të vlefshme dhe 9 të pavlefshme. Rezultati i referendumit në degën Kukës ishte 964 vota pro, 17 kundër dhe 24 abstenim. Edhe në degën Has u zhvillua procesi i votimit. Në kuti u gjetën 853 fletë votimi, ndërsa nga numërimi rezultuan 826 vota pro dhe 27 vota kundër.
Burimi:
sot.com.al