Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP
Përfundimi i afatit zyrtar të aplikimeve ka konfirmuar pesë emrat e zyrtarëve të drejtësisë që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) tanimë ka nisur procedurat ligjore për shqyrtimin e dokumentacionit dhe filtrimin e kandidaturave sipas kërkesave kushtetuese. Lista përfundimtare e kandidatëve që kanë paraqitur interesin e tyre përbëhet nga: Adnan Xholi Arta Marku Fatjona Memçaj Rovena Zoto Ylli Pjeternikaj Procedurat e verifikimit dhe hetimi pasuror Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në dispozicion një afat prej 45 ditësh nga mbyllja e garës më 1 gusht për të përmbushur verifikimet e nevojshme. Si pjesë e këtij procesi, brenda datës 12 gusht, institucioni do t’i përcjellë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të...
Burimi:
javanews.al