Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris
Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar në konferencën ndërqeveritare me BE, më 14 korrik, ku do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave. Brukseli konfirmoi zyrtarisht mbrëmjen e 14 korrikut, duke shënuar një moment shumë të rëndësishëm në diplomaci; nisjen e mbylljes së kapitujve që do të duhet të vijojë sipas parashikimeve deri në vitin 2027. Konferenca parashikohet të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Europës, ku kryeministri Edi Rama parashikohet të ketë një fjalë para përfaqësuesve të shteteve anëtare, bashkë me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren Marta Kos, dhe më pas negociohet mbyllja e tri kapitujve: Kapitulli 26 “Arsimi dhe kultura”; Kapitulli 25 “Kërkimi shkencor”; Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në mbyllje parashikohet edhe një...
Burimi:
javanews.al