Mbrotja e të miturve në internet, Kuko: Platformat dixhitale të mbajnë përgjegjësi ligjore për përmbajtjen e dëmshme

Mbrotja e të miturve në internet, Kuko: Platformat dixhitale të mbajnë përgjegjësi ligjore për përmbajtjen e dëmshme

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, gjatë fjalës në seancën plenare mbi punën e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), theksoi se rekomandimet e paraqitura do të kontribuojnë në përmirësimin e kuadrit rregullator për mediat. Ajo nënvizoi se sfida më e madhe sot nuk lidhet më vetëm me mediat tradicionale, por me hapësirën dixhitale, ku, diskursi publik ka kaluar në agresion të hapur dhe kërkon përgjigje ligjore e institucionale. Deputetja e majtë tha se mbrojtja e fëmijëve në internet duhet të trajtohet me të njëjtin seriozitet si mbrojtja e shëndetit të tyre fizik. “Ne kontrollojmë cilësinë e ushqimit që hamë, ajrin që thithim, ujin që pimë. Çdo gjë që hyn në trupin e fëmijëve tanë e kemi rregulluar me ligj e me institucion mbikëqyrës. Por mbi...