“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për koncertin e yllit botëror Kanye West në Tiranë, duke argumentuar rëndësinë e tij të jashtëzakonshme ekonomike dhe promovuese për Shqipërinë. Rama i cilësoi reagimet negative si një “furi dhune dhe marrëzie”, duke theksuar se pas tyre fshihet një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si funksionon dhe rritet ekonomia e një vendi. Sipas tij, kritikët gabojnë kur mendojnë se fondet e alokuara për evente të këtij kalibri u hiqen shtresave në nevojë. Përkundrazi, ai përdori metaforën e bukës për të shpjeguar se zhvillimi synon rritjen e kapitalit total, në mënyrë që në fund të përfitojnë të gjithë. “Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale,...
Burimi:
javanews.al