Mblidhet sot Kryesia e PD, në fokus ndryshimet në statut: Neni “Basha” dhe primaret të paprekshëm
partia demokratike TIRANË-Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet sot në orën 19:00, në një takim ku në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në statut të përgatitura pak ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar më 30 maj. Sipas burimeve, ndryshimet në "kushtetutën" e selisë blu ende nuk janë bërë publike, por nuk parashikohet të preket neni i njohur si “Basha”, i cili detyron kryetarin e partisë të japë dorëheqjen në rast humbjeje zgjedhjesh. Ky nen nuk është zbatuar pas zgjedhjeve të 11 majit. Po ashtu, pavarësisht kritikave për funksionimin e procesit të primareve, as ky mekanizëm nuk pritet të hiqet nga statuti. Megjithatë, ndryshime mund të ketë në kuotat e përfaqësimit për kategori të caktuara në listat e kandidatëve për deputetë dhe për kryetarë...
Burimi:
zeri.ai