Mbledhja e grupit të PS, Peleshi: Miratuam 131 ligje, do të kemi Inteligjencë Artificiale në Kuvend
Niko Peleshi TIRANË-Në Pallatin e Brigadave po mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. I pari ka marrë fjalën kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka bërë një përmbledhje për punën e Kuvendit gjatë këtij sesioni parlamentar. Peleshi deklaron se janë miratuar 131 ligje dhe janë materializuar reformat më të rëndësishme. Kryetari i Kuvendit bëri të ditur se janë miratuar me konsensus ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, duke sjellë modernizimin e procedurave parlamentare dhe rikonfigurimin e komisioneve të përhershme. Gjithashtu, sipas tij, janë ndërmarrë reforma në fusha të rëndësishme ligjore, përfshirë Kodin Penal dhe Kodin Civil, ndërsa janë përmirësuar kuadret ligjore për konfliktin e interesit dhe lobimin; komisionet hetimore dhe organet e drejtësisë; statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve; pronësinë intelektuale; veprimtarinë...
Burimi:
zeri.ai