Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

Këtë të enjte, më 21 maj, zhvillohet provimi për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, i njohur si VANAF, për të gjithë nxënësit e klasave të pesta. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro i është drejtuar me një videomesazh nxënësve, mësuesve dhe prindërve përpara nisjes së provimit këtë mungjes. Ajo u ka uruar suksese mbi 27 mijë nxënësve që do të marrin pjesë në testim. “Të dashur nxënës të klasës së pestë, ju jeni më të vegjlit që bëheni për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve, provime që më pas do t’i keni gjatë gjithë jetës. Kam këtë mesazh sot për ju, për t’ju uruar suksese në këtë provim simbolik që nis ciklin e shumë provimeve me të cilat do të ecni në...