‘Mbështesim investimet e huaja’, Berisha për median britanike: Kemi zgjedhur me vetëdije të mos e udhëheqim protestën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një intervistë për TruthTimes, ku u ndal te protestat e zhvilluara në Tiranë, që nisën për projektin në Zvërnec. Berisha tha për median britanike se Rama e kishte paraqitur fillimisht projektin si një marrëveshje mes pronarëve privatë të tokës për të zhvilluar pronën e tyre me një investitor privat. Ai këmbënguli se qëndrimi i tij ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kohës: ai dhe Partia Demokratike i mirëpresin investimet e huaja direkte ‘me kushtin e vetëm që ato të respektojnë ligjin’, një qëndrim që sipas tij e mbajti për herë të parë tre vjet më parë, kur u shpall investimi i Kushner-it, dhe e përsëriti fjalë për fjalë ditën kur nisën protestat. ‘Ky qëndrim nuk ndryshon,’ tha ai....
Burimi:
sot.com.al