Mbërrijnë në Sarandë dy kroçera, Gonxhja: Mbi 2,300 turistë në 24 orë

Mbërrijnë në Sarandë dy kroçera, Gonxhja: Mbi 2,300 turistë në 24 orë

Vetëm në 24 orët e fundit, mbi 2,300 turistë kanë mbërritur në Sarandë. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, duke konfirmuar rritjen e fluksit turistik në jug të vendit. Sipas tij, në portin e Sarandës janë ankoruar dy kroçera turistike, Sapphire Princess me 1,964 pasagjerë dhe Europa me 349 pasagjerë, të cilët do të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe trashëgiminë historike të zonës. “Vetëm në 24 orët e fundit, mbi 2,300 turistë kanë zbritur në Sarandë. Mbërrijnë kroçerat “Sapphire Princess” me 1,964 pasagjerë dhe “Europa” me 349 pasagjerë, të cilët do të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe trashëgiminë historike të jugut të vendit. Mirë se vini në Shqipëri!”, shkruan ministri në Facebook.