Mbahet nesër Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, zbardhet agjenda

Mbahet nesër Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, zbardhet agjenda

Këshilli i BE-së ka publikuar agjendën zyrtare të Konferencës së tetë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim do të mbahet nesër, më 26 maj në Bruksel, si pjesë e formalizimit të hapave drejt procesit të negociatave të anëtarësimit të vendit. Sipas agjendës, konferenca do të zhvillohet në ndërthurje të mbledhjes së Këshillit për Çështjet e Përgjithshme dhe do të drejtohet nga Marilena Raouna, zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së Këshillit të BE-së. Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë rreth orës 18:50 për një deklaratë të shkurtër për mediat. Më pas, rreth orës 19:00 do të nisë zyrtarisht Konferenca Ndërqeveritare. Rreth orës 20:15 është parashikuar të zhvillohet një konferencë për shtyp, që përkon me përfundimin...