Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë shërbim nuk largohet
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar arsyet e propozimit të Partisë Socialiste për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke theksuar se synimi është rritja e eficiencës së qeverisjes vendore dhe jo ndikimi politik. Në një takim me gazetarët, Mazniku akuzoi opozitën se ka vonuar punën e komisionit, duke theksuar se afati 9-mujor ishte i njohur që në fillim. “Katër muajt e parë opozita nuk erdhi, një muaj u mor me kalendarin e diskutimeve. Një pjesë e detyrave që komisioni duhej të realizonte nuk u bënë, sepse opozita mori në mënyrë sistematike shumë kohë,” deklaroi ai. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve të Poliçanit, të cilët protestuan kundër bashkimit me Bashkinë Berat, Mazniku siguroi se asnjë shërbim nuk...
Burimi:
ntv.al